"Klientët nuk blejnë gjatë verës." Ky është një nga mitet më të kushtueshme që dëgjoj çdo vit.
Jul 17, 2026
Çdo verë ndodh e njëjta gjë.
Fillojnë pushimet.
Instagrami mbushet me foto nga plazhi.
Shumë biznese postojnë më rrallë.
Dhe studentët e mi fillojnë të më bëjnë të njëjtën pyetje:
"Eljona, a ka kuptim të kërkoj klientë tani, apo të pres shtatorin?"
Përgjigjja ime është gjithmonë e njëjtë.
Mos prit.
Sepse problemi nuk është se klientët nuk blejnë gjatë verës.
Problemi është se shumica e Social Media Manager ndalojnë së shituri.
Dhe këto janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Miti që po ju kushton klientë
Shumë freelancerë i thonë vetes:
-
"Bizneset janë me pushime."
-
"Askush nuk mendon për marketing."
-
"Do ta rifilloj në shtator."
-
"Nuk ia vlen të bëj outreach tani."
Pastaj ndodh diçka interesante.
Ata ndalojnë:
-
Të postojnë content.
-
Të dërgojnë email.
-
Të kontaktojnë klientë potencialë.
-
Të publikojnë në LinkedIn.
-
Të bëjnë follow-up.
-
Të flasin për shërbimet e tyre.
Dhe pas dy muajsh thonë:
"Shikoni? Vera nuk funksionon."
Por a nuk funksionoi vera...
...apo nuk funksionoi strategjia?
Ajo që shumica nuk kupton
Le të mendojmë si marketerë.
Nëse 80% e freelancerëve vendosin të "pushojnë" nga marketingu i tyre...
Çfarë ndodh?
Konkurenca bie.
Jo sepse nuk ka klientë.
Por sepse ka më pak njerëz që po konkurrojnë për vëmendjen e tyre.
Kjo do të thotë:
-
Më pak email në inbox.
-
Më pak postime në feed.
-
Më pak reklama.
-
Më pak mesazhe në LinkedIn.
-
Më pak njerëz që po kërkojnë klientë.
Dhe pikërisht aty krijohet mundësia.
Kur të gjithë heshtin...
Zëri juaj dëgjohet më fort.
Njerëzit nuk ndalojnë së marri vendime gjatë verës
Ky është një gabim tjetër që dëgjoj shpesh.
Shumë mendojnë se gjatë verës askush nuk merr vendime.
Në fakt...
Vera është periudha kur shumë pronarë biznesesh kanë diçka që u mungon gjatë pjesës tjetër të vitit:
Kohë për të menduar.
Ata analizojnë:
-
Pse shitjet nuk janë aty ku duan.
-
Pse nuk kanë mjaftueshëm klientë.
-
Pse Instagrami nuk po funksionon.
-
Pse nuk kanë një strategji marketingu.
-
Çfarë duhet të ndryshojnë në shtator.
Dhe pikërisht në atë moment...
Nëse ju jeni prezentë me contentin dhe ofertën tuaj...
Keni shumë më tepër mundësi të jeni zgjedhja e tyre.
Studentët e mi e dëgjojnë shpesh këtë...
"Do të të kontaktoj në shtator."
Dhe e dini çfarë?
Kjo nuk është gjithmonë një refuzim.
Shpesh është thjesht mënyra e klientit për të thënë:
"Jam i interesuar, por ky nuk është momenti për ta nisur."
Kjo është arsyeja pse unë këmbëngul gjithmonë te rëndësia e:
-
Follow-up.
-
Email Marketing.
-
Ndërtimit të marrëdhënieve.
-
Contentit edukues.
Sepse shumë kontrata nuk mbyllen në korrik.
Por fillojnë në korrik dhe firmosen në shtator.
Nëse nuk e nisni bisedën sot...
Nuk do ta mbyllni dot nesër.
Çfarë duhet të bëni gjatë verës?
Në vend që të prisni shtatorin, përdoreni këtë periudhë për të ndërtuar avantazh.
Vazhdoni të publikoni content.
Mos postoni vetëm për të qenë aktiv.
Postoni për të ndërtuar autoritet.
Çdo postim është një mundësi që një klient potencial t'ju zbulojë.
Vazhdoni outreach.
Mos supozoni se klienti nuk është i interesuar.
Lëreni atë ta vendosë.
Detyra juaj është të krijoni mundësinë.
Ndërtoni marrëdhënie.
Vera është një kohë ideale për:
-
Networking.
-
Bashkëpunime.
-
Takime online.
-
Kafe me sipërmarrës.
-
Lidhje të reja në LinkedIn.
Shpesh kontratat më të mira fillojnë me një bisedë, jo me një ofertë.
Përgatituni për shtatorin.
Nëse shtatori është sezoni kur bizneset investojnë më shumë...
Pyetja është:
Kur duhet të fillojë marketingu juaj?
Pikërisht tani.
Bizneset nuk zgjedhin Social Media Manager brenda një dite.
Ata ju ndjekin.
Lexojnë contentin tuaj.
Vizitojnë profilin.
Krahasojnë alternativa.
Ndërtojnë besim.
Dhe vetëm më pas marrin vendimin.
Nëse shfaqeni vetëm në shtator...
Ka shumë mundësi që dikush tjetër ta ketë fituar tashmë besimin e tyre.
Kjo është ajo që u mësoj studentëve të mi në Programin Personal 1-on-1 më në thellësi.
Në programin tim të Social Media Marketing, unë nuk i trajnoj studentët vetëm të krijojnë postime të bukura.
I trajnoj të mendojnë si profesionistë.
Një profesionist nuk pyet:
"A është sezoni i duhur për të shitur?"
Ai pyet:
"Si mund ta përdor këtë sezon në avantazhin tim?"
Sepse bizneset nuk ndalojnë së ekzistuari gjatë verës.
Marketingu nuk ndalon.
Shitjet nuk ndalojnë.
Ndryshon vetëm sjellja e tregut.
Dhe ata që e kuptojnë këtë...
Janë ata që hyjnë në shtator me pipeline të mbushur, ndërsa të tjerët po nisin nga zero.
Përfundimi
Nëse do të doja që të mbanit mend vetëm një fjali nga ky artikull, do të ishte kjo:
Mos e përdorni verën si justifikim për të ndaluar marketingun. Përdoreni si mundësinë për të dalë në pah, ndërsa të tjerët janë zhdukur.
Sepse klienti juaj i ardhshëm mund të jetë duke planifikuar strategjinë e biznesit të tij pikërisht tani.
Pyetja është:
Kur të fillojë të kërkojë një Social Media Manager... a do t'ju gjejë ju?
Shiko më shumë rreth Marketingut në profilin tim në Instagram