Pse puna online si freelancer nuk është “plan B”, por një mënyrë jetese që të ndryshon
Jan 23, 2026
Ka një moment në jetën profesionale të secilit ku diçka bën klik.
Jo me zhurmë. Jo me duartrokitje.
Por qetë.
Një moment ku kupton që nuk do më thjesht të “punosh”, por të ndërtosh diçka që të përket ty sipas kushteve të tua.
Për mua, ai moment erdhi pas vitesh pune, gabimesh, netësh pa gjumë dhe shumë “po” të thëna kur zemra më tregonte të thosha “jo”. Sot, pas rreth 15 vitesh eksperiencë në Digital Marketing , e di me siguri një gjë:
Puna online si freelancer nuk të jep vetëm liri kohe.
Të jep liri mendore.
Dhe kjo është arsyeja pse dua ta ndaj këtë rrugë me të tjerët.
Fillimi nuk është shkëlqim. Dhe kjo është ok, sepse është rrugëtim, si çdo gjë në jetë.
Le ta heqim një mit që në fillim. Atë që shpesh ju shitet nëpër reklama:
Freelancing nuk nis me:
– laptop në plazh
– të ardhura pasive që vijnë vetë
Nis me:
– konfuzion, a jam në rrugën e duhur
– krahasime, mos unë se bëj dot shërbimin si ai tjetri
– frikë nga mos-mjaftueshmëria e njohurive dhe eksperiencës
– pyetjen “a jam vërtet gati?”
Dhe përgjigjja është pothuajse gjithmonë: jo ende, jo mjaftueshëm, jo aq mirë.
Por ja sekreti që askush nuk ta thotë:
Askush nuk ka qenë gati që në fillim.
Edhe ata që sot duken “të suksesshëm”, dikur kanë dërguar mesazhin e parë me duar që u dridheshin. Edhe unë vetë kur kam dërguar ofertën 1000$ në muaj për herë të parë, edhe pse kisha muaj të tërë që punoja online, e kujtoj si sot, që më kapi ankthi dhe s'punoja dot asnjë gjë tjetër derisa e mora konfimimin pas dy ditësh. Një mpirje totale.
Pse freelancing është më shumë se një punë
Freelancing nuk është thjesht mënyrë për të fituar para online.
Është një shkollë personale.
Të mëson:
– të marrësh përgjegjësi
– të komunikosh qartë
– të menaxhosh veten para se të menaxhosh klientët
– të përballesh me refuzimin pa u thyer
Në fakt, shumica e njerëzve që dështojnë, nuk dështojnë sepse s’dinë teknologji.
Dështojnë sepse nuk punojnë me veten.
Dhe kjo është arsyeja pse puna online është kaq transformuese:
ajo të detyron të rritesh nga brenda.
Çfarë shoh te studentët e mi - Realiteti që e shikoj çdo ditë
Kam parë studentë që:
– nisën pa vetëbesim
– s’kishin asnjë portofol punësh apo edhe eksperienca në fusha të tjera
– mendonin se tregu ishte “i tejmbushur” me SMM dhe se sdo binin kurrë në sy.
Dhe sot:
– punojnë me klientë ndërkombëtarë
– kanë rutina pune të shëndetshme
– nuk varen nga një pagë e vetme
– kanë ekip që i ndihmon të 10-fishojnë të ardhurat
Çfarë ndryshoi?
Jo talenti.
Jo fati.
Por qëndrimi.
Ata që ia dolën, nuk ishin më të zgjuarit.
Ishin më konsistentët.
3 hapa konkretë për të ndërtuar jetën si freelancer online
1. Zgjidh një aftësi që zgjidh një problem real
Gabimi më i madh që mund të bësh?
“Të bëj pak nga të gjitha.”
Në Freelancing fiton kur:
– je i qartë
– je i specializuar
– je i dobishëm
Menaxhimi i rrjeteve sociale, content creation, reels, strategji, community management — secila është një zgjidhje konkrete për një problem konkret.
Mos mendo “çfarë di të bëj”.
Mendo “kë mund të ndihmoj”.
2. Ndërto besim përpara se të kërkosh pagesën që meriton
Askush nuk paguan një emër bosh.
Besimi ndërtohet duke:
– ndarë dije
– treguar proces
– qenë i sinqertë për rrugëtimin tënd
Posto edhe kur s’ndihesh gati.
Sepse gati vjen duke bërë, jo duke pritur.
3. Trajto veten si profesionist, jo si “fillestar”
Kjo ndryshon gjithçka.
Profesionisti:
– respekton afatet
– komunikon qartë kërkesat, specifikat e shërbimit
– nuk zhduket pasi merr projektin por e mban klientin të informuar
– nuk e ul vlerën e vet nga frika se spo e fiton një klient
Tregu e ndjen energjinë tënde.
Nëse ti s’e merr veten seriozisht, askush tjetër s’do ta bëjë.
Motivimi që zgjat, jo si fije kashtës
Motivimi i TikTokut apo Instagramit zgjat 7 minuta.
Motivimi i vërtetë ndërtohet nga:
– rutina dhe veprime të përditshme
– qëllime të qarta
– progres i vogël, por i vazhdueshëm
Disa ditë do ndihesh super.
Disa ditë do dyshosh në gjithçka.
Të dyja janë pjesë e rrugës.
Dallimi mes atyre që ia dalin dhe atyre që dorëzohen është i thjeshtë:
njëri vazhdon edhe kur s’ka emocion.
Pse tregu nuk ka nevojë për “më pak freelancerë”, por për profesionistë më të mirë
Ka vend për ty.
Gjithmonë ka pasur dhe do ketë.
Por jo për kopje pa identitet.
Jo për punë pa përgjegjësi.
Ka vend për njerëz që:
– e duan procesin
– respektojnë klientin
– investojnë në rritjen e tyre
Dhe kjo është arsyeja pse nuk i shoh studentët e mi si konkurrencë.
Sepse një treg i shëndetshëm ndërtohet nga profesionistë të ndërgjegjshëm.
Pse puna online është një akt vetëbesimi
Të punosh online si freelancer është të thuash:
“Unë besoj që mund të krijoj vlerë, unë mund të ndihmoj dhe puna ime është e nevojshme.”
Është të dalësh nga autopiloti.
Të mos presësh leje nga askush.
Të mos presësh momentin perfekt.
Është të zgjedhësh rritjen, edhe kur është e pakëndshme.
Pse e dua këtë rrugë dhe pse dua ta duash edhe ti
Sepse kam parë çfarë bën me njerëzit.
I bën më të pavarur.
Më të vetëdijshëm.
Më të përgjegjshëm për jetën e tyre.
Dhe nëse një ditë, falë këtij artikulli, dikush vendos:
– të mos dorëzohet
– të fillojë sot
– të besojë pak më shumë në veten e vet
atëherë kjo punë që unë bëj ka kuptim.
Freelancing nuk është rrugë e lehtë.
Por është rrugë e ndershme.
Dhe nëse e bën me qëllim, durim dhe integritet, të shpërblen më shumë sesa mendon.
Shiko më shumë rreth Marketingut në profilin tim në Instagram
