Instagram Reels - Cfare duhet te keni parasysh kur i krijoni

Oct 21, 2022

Te gjithe e dime qe Reels, Tiktoks apo YouTube Shorts jane nje nga format me te kerkuara sot neper rrjete sociale per te rritur shikueshmerine dhe ndergjegjesimin mbi nje brand. 

Pavaresisht skepticizmit apo qendreses per te mos i perdorur ne strategjine tuaj te marketingut, shume shpejt do te duhet qe ta nisni kete risi te re. 

Me poshte do te gjeni disa keshilla se si te beni qe videot tuaja reels te jene sa me te optimizuara vizualisht. 

1. Perdorni Tekstet e bardha ose te zeza ne me te shumten e rasteve pasi ato jane me te thjeshta per tu lexuar. 

2. Kur perdorni tekste me ngjyre, sigurohuni qe teksti te jete ne kontrast me background. 

E para sjell veshtiresi ne lexim, e dyta ka kontrastine e duhur.

    

 

3. Shmangni cdo tekst qe eshte italic , kaligrafik, apo cdo lloj fonti qe sjell veshtiresi ne te lexuar. 

4. Lereni tekstin te shfaqet mjaftueshem. Nese ju doni te siguroheni qe teksti do te lexohet, bejeni prove qe ta lexoni me ze nderkohe qe video luhet dhe e kuptoni nese edhe te tjeret e lexojne dot. Nese teksti sdo te lexohet dot, do te rrezikoni qe dikush qe e shikon te beje thjesht kalimin tek video e radhes. 

Une ne te shumten e rasteve zgjedh ti le te gjitha shkrimet ne ekran pergjate videos. 

 

5. Mos e vendsoni tekstin shume ne kornize te ekranit pasi rrezikoni qe te mos lexohet. 🤣. 

Ketu mua me ka levizur ne momentin e fundit pa e kuptuar. Keshtu qe ju beni kujdes. 

 

6. Perdorni psikologjine e ngjyrave aty ku e shikoni te arsyeshme. 

Jeshile per te nxitur nje veprim, e kuqe per te vepruar menjehere, e verdhe per te terhequr vemendjen etj. 

Sic e permenda ne fillim keto jane disa rekomandime vetem per pjesen vizuale te reels. Sigurisht qe nje reel te performoje ne maksimalen e saj duhet gjithashtu te kombinohet cfare postimi transmeton, permbajtja, muzika e perdorur etj. 

Por keto detaje mund ti shikojme edhe ne nje postim tjeter. 

 

 

Subscribe to get tips and tricks to level up your skills.