Çfarë i Duhet Çdo Strategjie Marketingu
Aug 02, 2021Kur flasim per biznes, duam apo sduam jane disa parametra qe duhet t'i kemi ne konsiderate te gjithe, perndryshe cdo perpjekje qe bejme sdo te na rezultoje ne sukses.
Ne gjithe karrieren time ne Marketing jam hasur me mijera biznese dhe secili prej tyre i vecante ne llojin e tij. Nje gje kam kuptuar nga puna me ta: sa me te qarte dhe te mire definuar te kene Strategjine e Biznesit, aq me i lehte eshte percaktimi i Strategjise se Marketingut.
Kur punon me nje kompani qe nuk e ka te qarte ku ndodhet dhe ku do te shkoje, cdo perpjekje per t'i sjelle rritje ka predispoziten te deshtoje. Mund te kete tek tuk ndonje sukses provizor, por asgje afatgjate.
Themelet e nje suksesi afatgjate qendrojne ne menyren se si ky biznes mendon dhe operon.
Jo te gjitha bizneset jane korporata, apo kane departamente zhvillimi dhe marketingu. Por ne kete artikull dua tju tregoj ne menyre te thjeshte se si edhe nese jeni nje biznes i vogel, ju mund te aplikoni parametrat e duhura ne biznesin tuaj. Nese do te me duhej ta shpjegoja thjesht, atehere do te perqendohesha ne tre shtyllat kryesore si me poshte.
FITIMI, MARKETINGU, BRANDI
Dihet qe qellimi final i cdo biznesi eshte fitimi. Por eshte edhe hapi i fundit i te gjithe procesit. Dhe per te arritur aty duhet nisur nga Brandi.
BRANDI flet per ju se cilet jeni dhe cfare perfaqesoni qe ne momentin qe thuhet apo lexohet emri juaj. Per kete ju duhet te percaktoni qarte se cfare perfaqesoni, si duhet tju identifikojne konsumatoret tuaj, cilet jane sinonimet qe emri dhe brandi juaj duhet te nenkuptoje. Kujt i drejtoheni dhe a e kane te lehte konsumatoret ta kuptojne se po iu drejtoheni atyre. Qe produktet / sherbimet tuaja jane krijuar me fokus ne ta. Pyetini konsumatoret tuaj per te kuptuar nese mesazhi juaj vijon te kuptohet nga audienca e deshiruar. Pra brandi do te transmetoje vlerat e tij, duke u perqafuar me vlerat dhe besimet qe perfaqesojne konsumatoret e tij. Nje bleres ble me konfidence tek nje biznes i cili perfaqeson te njejtat vlera me te.
MARKETINGU eshte mjeti qe do te beje qe mesazhi juaj te shkoje tek audienca qe ju deshironi. Marketingu do te flase gjuhen tuaj si biznes por ne nje menyre te kuptueshme per konsumatoret. Marketingu eshte ndermjetes dhe duhet te sigurohet qe cdo vlere e brandit tuaj te transmetohet ne audiencen e duhur, me gjuhen e duhur, ne kohen e duhur. Marketingu zoteron mjetet e duhura per te qene ne syte e bleresve tuaj, me postime, artikuj, video, deshmi, instruksione, prove sociale, dhe shume elemente te tjera per te "mberthyer" audiencen tuaj me brandin tuaj. Marketingu do mase dhe vleresoje ecurine e komunikimit dhe eshte ura lidhese e bleresve potenciale me Shitjet.
SHITJET jane finalizimi i dy hallkave te mepareshme. Aty eshte perballja finale ku bleresit potenciale hasen perpara se te nxjerrin kuleten ose karten bankare. Nese kjo eshte hallka qe deshton, atehere shkon zinxhir mbrapsht deri tek vlerat e brandit. Ne histori ka shume raste ku per shkak te deshtimit te sistemit te shitjes, jo pak kompani kane shkuar drejt falimentimit. Arsyet jane nga me te ndryshmet, mund te permend mos pergatitja e stafit te shitjes, trajnimi tyre, nderrimi i shpeshte i punonjesve, mungesa e motivimit, e shume te tjera.
Me ka ndodhur qe kam punuar per nje brand dhe te dy shtyllat e para jane optimizuar ne funksion te rritjes se perceptimit dhe besimit te brandit, dhe me pas ka deshtuar. Dhe ne shumicen e kohes faktor ka qene nderrimi i shpeshte i punonjesve dhe mungesa e trajnimit per njohuri mbi produktet si edhe kujdesi ndaj klientit.
Pra ne thelb, (dhe kete e kam per bizneset shqiptare), kur rekrutoni nje Agjenci Marketingu, konsultohuni me ta per te gjitha hallkat, pasi jane ata ne mes te kompanise dhe konsumatorit, ata dine te flasin te dyja gjuhet. Dhe, ne fund te dites, jo vetem qe deshton puna e tyre per te sjelle rritjen e biznesit tuaj, por biznesi juaj gjithashtu demtohet rende, ndoshta edhe ne nivele te mos rekuperimit.
Nese keni deshire te konsultoheni se si te permiresoni Strategjine tuaj te Marketingut, mjafton te shkruani email ne [email protected] me titullin - Strategji.