9 këshilla që u jap gjithmonë studentëve të mi 1-on-1 për të rritur shikimet në Instagram Reels
Jul 28, 2026
Një nga pyetjet që marr më shpesh gjatë trajnimeve të Social Media Marketing është:
"Eljona, si mund t'i rris shikimet në Reels?"
Dhe sinqerisht...
Shumë njerëz kërkojnë një "sekret të algoritmit".
Por nuk Instagrrami nuk funksionon kështu.
Algoritmi nuk shpërblen fatin.
Ai shpërblen postimin që mban njerëzit të angazhuar.
Prandaj, nëse sot po ndërtoni brandin tuaj personal si Social Media Manager në Instagram, ose tashmë menaxhoni profilet e klientëve, dua që këto 9 këshilla t'i bëni pjesë të rutinës suaj.
Ndoshta nuk do ta bëjnë çdo Reel viral.
Por do t'ju ndihmojnë të krijoni përmbajtje që ka shumë më tepër mundësi të performojë mirë.
1. Mos qëndroni në Instagram sapo ta publikoni Reel
E di që tundimi është i madh.
Publikoni videon...
...dhe filloni të rifreskoni aplikacionin çdo 30 sekonda.
Ju shikoni:
-
Sa views mori.
-
Kush bëri like.
-
A ka komentuar dikush.
Unë ju këshilloj të bëni të kundërtën.
Publikojeni.
Mbylleni Instagramin.
Dhe vazhdoni me punët tuaja.
Kjo ju ndihmon të mos fiksoheni pas statistikave në minutat e para dhe të ruani fokusin te krijimi i përmbajtjes së radhës, jo te ankthi për performancën.
2. Studioni çdo ditë Reels që performojnë në industrinë tuaj /klientit tuaj
Ky është një zakon që dallon profesionistët nga fillestarët.
Mos konsumoni Reels vetëm për argëtim.
Analizojini.
Pyeteni veten:
-
Çfarë hook përdorin?
-
Sa zgjat video?
-
Çfarë ndodhi në 3 sekondat e para?
-
Si ishte ritmi?
-
Çfarë CTA përdorin?
-
Pse njerëzit komentuan?
Nëse punoni me klientë, bëjeni këtë analizë edhe për konkurrencën e tyre.
Një Social Media Manager nuk kopjon.
Ai analizon modele dhe i përshtat për audiencën e vet.
3. Kujdesuni për cilësinë vizuale
Nuk po flas për kamera profesionale.
Po flas për gjërat bazë:
-
Ndriçim i mirë.
-
Video e pastër.
-
Ambient i rregullt.
-
Një element vizual që të tërheq vëmendjen në sfond.
Shumë herë njerëzit vendosin brenda sekondës së parë nëse do të vazhdojnë ta shohin videon.
Mos ua bëni të vështirë atë vendim. Këshillojini klientët tuaj se si të bëjnë videot e tyre. Krijoni një Checklist për ta gjatë onboarding.
4. Ndërtoni një identitet vizual të qëndrueshëm
Ndoshta keni dëgjuar këshilla për përdorimin e ngjyrave të caktuara, si bluja, për të krijuar ndjesi besueshmërie.
Më e rëndësishme se një ngjyrë specifike është konsistenca vizuale.
Nëse po ndërtoni markën tuaj ose atë të klientit:
-
përdorni një paletë ngjyrash të qëndrueshme,
-
të njëjtat fonte,
-
të njëjtin stil grafik.
Kjo e bën përmbajtjen menjëherë të dallueshme në feed.
5. Mos e kaloni gjysmën e kohës duke edituar. Filloni me një Hook të fortë.
Shumë studentë kalojnë orë të tëra duke shtuar tranzicione.
Pastaj harrojnë pjesën më të rëndësishme.
Fjalinë e parë.
Nëse hook/grepi nuk ndalon scroll...
Nuk ka rëndësi sa i bukur është editimi.
Para se të regjistroni videon, pyeteni veten:
"A do të më bënte kjo fjali mua të ndaloja së bërë scroll?"
Nëse përgjigjja është "jo", rishkruajeni.
6. Mos e neglizhoni Caption
Shumë njerëz mendojnë se askush nuk lexon caption.
Gabim.
Një caption i mirë:
-
shton kontekst,
-
rrit kohën që përdoruesi kalon në postim,
-
nxit komente,
-
ndërton besim.
Mos shkruani vetëm dy rreshta.
Shkruani sikur po flisni me klientin tuaj ideal.
7. Kujdesuni për mënyrën si paraqiteni në kamera
Nuk duhet të jeni model.
Por duhet të dukeni profesionist.
Një pamje e pastër, kontakt me kamerën dhe vetëbesim në komunikim ndikojnë shumë te perceptimi që krijon audienca.
Në fund të fundit, njerëzit blejnë nga njerëz që u besojnë. Përdorni teleprompter nëse keni tekste të gjata, ose këshillojini klientët tuaj ta përdorin.
8. Përgjigjuni çdo komenti
Mos e shihni seksionin e komenteve si fundin e punës.
Shiheni si fillimin e një bisede.
Sa më shumë ndërveprim të marrë postimi juaj, aq më shumë sinjale pozitive merr Instagram se përmbajtja juaj ka vlerë.
Nëse menaxhoni profile klientësh, kjo duhet të jetë pjesë e procesit tuaj të përditshëm.
Publikimi nuk mbaron kur shtypni butonin "Publish".
9. Mbajeni tekstin në video të pastër dhe të lexueshëm
Teksti duhet të ndihmojë videon.
Jo ta mbulojë atë.
Përdorni:
-
pak tekst,
-
fonte të lexueshme,
-
kontrast të mirë,
-
pozicionim që nuk pengon elementët kryesorë të videos.
Sa më e lehtë të jetë për t'u konsumuar përmbajtja, aq më shumë njerëz do ta shohin deri në fund.
Çfarë dua të mbani mend?
Asnjë nga këto këshilla nuk është një "trik" magjik.
Por kur i kombinoni të gjitha...
...rrisni ndjeshëm mundësinë që përmbajtja juaj të performojë më mirë.
Dhe kjo është pikërisht diferenca mes dikujt që poston pa plan dhe një Social Media Manager që punon me strategji.
Në trajnimet e mia nuk mësojmë vetëm si të përdorim Instagramin.
Mësojmë si të marrim vendime bazuar në sjelljen e audiencës dhe mënyrën si funksionon platforma.
Sepse në fund të ditës, klientët nuk ju paguajnë për të publikuar një Reel.
Ju paguajnë për rezultatet që ai Reel sjell.
Shiko më shumë rreth Marketingut në profilin tim në Instagram